Arrest me burg për Gert Shehun, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitës ditën e martë.
Avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masën e arrestit shtëpiak ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore.
Kërkesa e tyre u refuzua nga gjykata.
Gert Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.
Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.

