Wirestory 950b9b293dfb53b0da938275e5f3f3a3 16x9 696x388

Të paktën pesë persona, përfshirë një fëmijë 1-vjeçar, nënën dhe gjyshen e tij, u vranë gjatë natës pas një sulmi rus me dron – që goditi qytetin verior të Ukrainës, Pryluky, thanë zyrtarët, sipas AP.

“Gjashtë dronë goditën një zonë banimi në qytet para agimit”, sipas autoriteteve.

“Fëmija i vrarë ishte nipi i një ndihmësi të Shërbimit të Emergjencës”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sipas ekspertëve të ekipit të shpëtimit një dron Shahed kishte goditur shtëpinë e tyre”, tha presidenti ukrainas.

Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

“Putini tha “shumë fuqishëm” se Rusia do të hakmerrej për sulmet me dron të Ukrainës gjatë fundjavës në aeroportet ushtarake ruse”, tha dje Trump pas telefonatës.

Përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja për të ndaluar luftën më shumë se 3-vjeçare nuk kanë sjellë ndonjë progres domethënës.

“Nëna e 1-vjeçares së vrarë në Pryluky ishte një oficere policie e quajtur Daryna Shyhyda”, tha Policia Kombëtare e Ukrainës.

Zelensky, i cili ka pranuar propozimin e SHBA-së për armëpushim dhe është ofruar të takohet me Putinin – në një përpjekje për të thyer ngërçin në negociata, ka bërë thirrje për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë – për ta detyruar atë të pranojë një zgjidhje.

Megjithatë, Putini nuk ka treguar gatishmëri për t’u takuar me Zelensky dhe për kompromis.

Udhëheqësi i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz do të takohet sot me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington – për të rritur mbështetjen për prioritetet mbrojtëse dhe humanitare të Ukrainës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights