Objects are seen in the sky above jerusalem after iran launched drones and missiles towards israel, in jerusalemObjects are seen in the sky above Jerusalem after Iran launched drones and missiles towards Israel, in Jerusalem April 14, 2024. REUTERS/Ronen Zvulun TPX IMAGES OF THE DAY

Forcat ajrore ukrainase pretendojnë se Rusia ka lëshuar 479 dronë në Ukrainë gjatë natës së kaluar.

Sipas asaj që raporton Associated Press, përveç dronëve, 20 raketa të llojeve të ndryshme u qëlluan në pjesë të ndryshme të Ukrainës, sipas forcave ajrore, të cilat thanë se breshëria kishte në shënjestër kryesisht zonat qendrore dhe perëndimore të Ukrainës.

Ndërkohë sipas asaj që deklarojnë forcat ajrore, mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 277 dronë dhe 19 raketa në mes të fluturimit, duke pretenduar se vetëm 10 dronë ose raketa goditën objektivin e tyre.

Sulmet ajrore të Rusisë zakonisht fillojnë vonë në mbrëmje dhe përfundojnë në mëngjes, sepse dronët janë më të vështirë për t’u dalluar në errësirë.

Rusia ka sulmuar pa pushim zonat civile të Ukrainës me dronë Shahed gjatë luftës më shumë se 3-vjeçare. Sulmet kanë vrarë më shumë se 12,000 civilë ukrainas, sipas Kombeve të Bashkuara.

Rusia thotë se synon vetëm objektiva ushtarake.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights