Sulmet me dronë të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike dhe ngrohjes në rajonin perëndimor rus të Bryansk Oblastit, njoftuan autoritetet lokale, duke i përshkruar ato si ndër më të rëndat që nga fillimi i luftës.
Guvernatori Alexander Bogomaz deklaroi në Telegram se ”goditjet ndaj infrastrukturës energjetike lanë pa energji dhe ngrohje pesë bashki si dhe pjesë të qytetit të Bryansk”.
Sipas tij, vala e sulmeve me dronë zgjati më shumë se 12 orë dhe mbi 170 dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
Rusia ka goditur vazhdimisht sistemin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë që prej nisjes së pushtimit të plotë në vitin 2022.
Në përgjigje, ushtria ukrainase ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus, duke u përqendruar shpesh në objektet e përpunimit të naftës dhe gazit.
Rajoni i Bryanskut ndodhet pranë kufirit me Ukrainën dhe ka qenë ndër rajonet ruse më të prekura nga granatimet ndërkufitare dhe sulmet me dronë gjatë konfliktit.
