Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia ka lëshuar ​​36 raketa në një “sulm masiv” në Ukrainë gjatë natës, sipas The Guardian.


Ai tha se shumica e raketave të lëshuara gjatë natës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.

Sipas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, Rusia ka synuar infrastrukturën energjetike si dhe sistemet e furnizimit me ujë në vend  gjatë javëve të fundit.

 
 

“Për të gjithë punëtorët dhe shërbimet e energjisë që aktualisht po punojnë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar. Ju jeni heronjtë tanë!”, tha Zelensky në një mesazh në Twitter.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights