Shqipëria ka
qenë shpesh shënjestër e sulmeve kibernetike, të cilat kanë prekur edhe të
dhënat e qytetarëve.

 

 

Prokuroria e
Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të
cilët qëndrojnë pas sulmeve, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

 

Sipas
njoftimit, AMA dhe AKEP do të mbledhë të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do
të mbajë përgjegjësi.

 

Njoftimi:

 

Në zbatim të
vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës
19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal
Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”,
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me
dije mediat dhe opinionin publik se:

 

Me vendimin
e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të
dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit
103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

 

Prokuroria
ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos
publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo
në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga
autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Prokuroria
ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit,
Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve
Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e
deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

 

Në rast të
shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik
në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit
penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave
përgjegjës.

 

Policia e
Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i
këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights