Sulmi ne centralin berthamor

Centrali bërthamor i Natanzit në Iran, është sulmuar sërish mesditën e sotme nga ana izraelite.

Sipas mediave ndërkombëtare, centrali u godit nga një sulm me raketa.

Periferitë e qyteteve të Tabrizit dhe Shirazit u shënjestruan gjithashtu nga sulmi izraelit.

Deri më tani, Irani është kundërpërgjigjur Izraelit me 100 drone. Sipas zëdhënësit të IDF-së, njëherësh dhe Gjeneral brigade izraelit, Effie Defrin, Irani ka mundësinë të hakmerret me raketa, por nuk është kundërpërgjigjur menjëherë pasi IDF-ja e ka zënë në befasi.

Ushtria po vazhdon të përgatitet për sulme të mëtejshme, tha Defrin, dhe vendosi t’u japë një “paralajmërim të hershëm” të gjithë izraelitëve sepse “e kuptuam se mund të kishte një sulm në frontin e brendshëm të Izraelit”.

Ai u bëri thirrje izraelitëve të vazhdojnë të veprojnë me “përgjegjësi dhe qetësi”.

“Këto do të jenë ndoshta disa ditë të vështira”, shtoi ai.

“Ne duhet të përgatitemi për një operacion të gjatë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araghchi, thotë se sulmet izraelite ishin një “shpallje lufte”.

Këtë deklaratë ai e bëri të ditur përmes një letre drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Abbas Araghchi gjithashtu e ndau letrën në kanalin e tij në Telegram.

Abbas Araghchi i ka bërë thirrje gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “të adresojë menjëherë këtë çështje” dhe thotë se sulmi është një “shkelje e rëndë e sovranitetit të Iranit”.

Shpërthime u raportuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran, rreth orës 03:30 sipas orës lokale.

Televizioni shtetëror iranian tha se zonat e banimit në Teheran u goditën gjithashtu, me shpërthime që u dëgjuan edhe në verilindje të kryeqytetit.

Pas sulmeve fillestare, u raportua një shpërthim në impiantin bërthamor Natanz, i cili ndodhet rreth 225 km në jug të kryeqytetit, sipas mediave shtetërore iraniane.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), më vonë konfirmoi se impianti i Natanz ishte goditur, duke shtuar se ishte informuar nga autoritetet iraniane se nuk kishte pasur rritje të niveleve të rrezatimit.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur “dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights