Një tanker turk që transportonte naftë të papërpunuar është shënjestruar nga një sulm me dron në Detin e Zi, pranë Stamboll, raportoi televizioni NTV. Sulmi ndaj anijes M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare larg Ngushticës së Bosforit, sipas të njëjtit burim.
Sipas portalit turk të transportit detar HaberDenizde, një shpërthim ndodhi në urën e anijes, ndërsa uji depërtoi në dhomën e motorëve. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar.
