1734373552 shba

Të shtëna me armë janë raportuar të hënën në një shkollë në Madison të Wisconsin, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57, në një shkollën të krishterë. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për pesë të vrarë dhe disa të plagosur, ndërsa autoritet kanë zbuluar identitetin e personit që kreu sulmin.

Autoritetet në SHBA kanë identifikuar autoren e sulmit në një shkollë të krishterë, me pasojë në jetë njerëzish. Ajo është 15-vjeçarjaNatalieRupnow, e cila u quajt “Samantha”, si vrasëse e dyshuar në Wisconsin, sipas shefit të policisë së Madisonit, ShonBarnes. Sipas provave, e dyshuara vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

Ajo u shpall e vdekur rrugës për në spital. Autoritetet i kërkuan komunitetit të mos mbajë homazhe në shkollë pasi ajo është ende një skenë aktive krimi, e cila po monitorohet nga policia gjatë natës dhe askush nuk lejohet brenda ose në pronën e shkollës.

Në lidhje me autoren e sulmit, ende nuk dihen motivet që kreu ngjarjen e rëndë. Shkolla është shtëpia e rreth 390 nxënësve, nga kopshti deri në shkollën e mesme, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights