Aa 2 665x440

Të shtëna me armë në Gjermani kanë lënë pas dy viktima dhe një të plagosur rëndë. Një burrë i maskuar dhe i armatosur hyri në një fabrikë familjare që prodhon ingranazhe precize dhe hapi zjarr. Sipas policisë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktimat ishin punonjës të kompanisë. Sulmuesi ka arritur të arratiset ndërsa policia vijon kërkimet për të. Nuk kanë kaluar shumë javë që nga sulm i fundit terrorist në Gjermani, ku humbën jetën 5 persona dhe më shumë se 200 të tjerë mbetën te plagosur.

Autori i dyshuar mori me qira makinën pak para sulmit dhe më pas me shpejtësi skëterrë hyri në mes të turmës në tregun e hapur të Krishtlindjeve.

Personi i arrestuar në skenën e sulmit në Magdeburg, një psikiatër me origjinë saudite i quajtur nga media gjermane si Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, kishte bërë kërcënime në internet për të eliminuar shtetas gjermanë dhe kishte një histori mosmarrëveshjesh me autoritetet shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights