Stresi është armiku më i madh i organizmit te njeriut. Së fundmi listës së dëmeve që shkakton, i shtohet edhe goditja që shkakton kujtesës dhe gjumit.
Falë eksperimenteve të kryera në laborator, është faktuar mbi kaviet, se stresi shqetëson gjumin dhe e dobëson kujtesën, pasi nderhyn dhe pengon përgjumjen, duke moslejuar gjumin e thellë, kohë gjatë së cilës konsolidohen kujtimet.
Gjatë studimit, kërkuesit janë përpjekur të shohin se cfarë shkakton, dhe kanë verejtur se stresi luan rol vendimtar edhe ne kontrollin e të ushqyerit, sikurse edhe ne rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.
Gjumi i thellë është vendimtar për funksionimin e organizmit, edhe për një tjetër arsye që sapo është vertetuar nga grupi kerkimor i universitetit të Hamburgut. Është pikërisht kjo fazë, gjatë se cilës ndizet një shkendijë që është ngushtë e lidhur me idetë brilante që lindin tek njeriu, me intuitën, me gjetjen e një zgjidhjeje të një problematike, e madje dhe zbulime të rëndësishme që e kanë zanafillën pikërisht aty.
Pra stresi, shkakton një stuhi shkaterruese për gjithë organizmin e njeriut, duke ulur vetëmbrojtjen qelizore, e duke u bërë i dobët e i sulmueshëm nga problemet e shqetësimet shëndetsore.