Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot Kinën për rrezikun e furnizimit të Rusisë me armë mes të pushtimit të Ukrainës, pasi kjo do të nënkuptonte mbështetjen e një lufte të paligjshme.
“NATO nuk ka asnjë provë se Kina po dërgon armë, por aleanca ka parë disa sinjale se ka patur një kërkesë nga ana e Rusisë”, tha Stoltenberg.
Zyrtari i lartë i NATO-s tha se ofrimi i armëve është një çështje që po shqyrtohet në Pekin dhe i kërkoi Kinës të mos e merrte këtë vendim.
“Kjo vetëm do ta zgjaste luftën”, tha ai.
Stoltenberg tha se takimi treditor midis liderit kinez, Xi Jinping dhe presidentit rus, Vladimir Putin në Moskë është pjesë e modelit të Kinës dhe Rusisë që po afrohen gjithnjë e më shumë vitet e fundit.

