96121773915591 sd

Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur provokime dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial, stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe se kufiri është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë

“Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre.

Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë. Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës tash kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha ai në një deklaratë për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights