Haven 1 1024x530

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit pasi është një habitat në hapësirë, një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një mrekulli unike e teknologjisë.

Por tani po afrohet edhe fundi i tij, por edhe pse e ka tejkaluar misionin e parashikuar 15-vjeçar, NASA planifikon që ta heqë rreth vitit 2030, shkruan CNN.

Agjencia hapësinore po bashkëpunon me kompani private për të kaluar në një stacion hapësinor komercial. Një konkurs do të zgjedhë krijimet më të mira dhe një ose më shumë partnerë për një demonstrim fillestar që do të përfshijë një mision 30-ditor me ekuipazh në hapësirë. Më tej, NASA do të blejë “shërbime stacionare” nga një kontraktues privat që ka si detyrë ngritjen e një pasardhësi modern të ISS.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights