Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet më të këqija në Sri Lanka deri tani kanë marrë të paktën 355 jetë njerëzish dhe kanë lënë 366 të tjerë të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan katër ditë pas fillimit të katastrofës, tha sot Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive (DMC).
Numri i të vdekurve është rritur, pasi ekipet e kërkimit hynë në zona që nuk ishin të arritshme më parë dhe nxorën më shumë trupa dhe gjetën një numër të madh shtëpish të varrosura.
Zonat më të prekura kanë qenë Kandy, Nuwara Eliya dhe Badulla, ku janë raportuar më shumë se 100 rrëshqitje toke.
Ujërat e përmbytjeve janë tërhequr, por u raportuan disa rrëshqitje toke të reja.
“Po përballemi me fatkeqësinë më të madhe dhe më sfiduese natyrore në historinë tonë. Ne gjithashtu e pranojmë se ajo që po ndërmarrim është operacioni më i vështirë i shpëtimit në historinë e vendit tonë”, tha presidentja Anura Kumara Dissanayake në një fjalim drejtuar kombit.
Më shumë se një milion njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuar nga cikloni ”Ditwah”, i cili hyri në vend të enjten dhe u zhvendos drejt Indisë Jugore të shtunën.
