Kryeministri edi rama 1

“Spitale ke bërë, por janë kot!” – Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej këtij komenti sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy”. Së pari, i kujtoi qytetarit realitetin e mjerë të spitaleve apo qendrave shëndetësore para se PS të merrte mandatin qeverisës.

“Nuk e kuptoj si mund të jenë kot! 53 spitale të reja, 10 që nuk ekzistonin, 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm Shqipërinë me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60, ’70 dhe vetëm ishin arrnuar në vitet ’90, 2000. Një tmerr! Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtaraket me qime. Banjot me ujërrjedhje në korridor gjithandej, ilaçet harroje, pajisjet për operacione ishin të shekullit të kaluar, niveli i sterilizimit po ashtu…Infeksionet post-operatore më të lartat në Europë, mjekët heronj jepnin e merrnin si në luftë, në mes të Europës, shekulli 21. Autoambulancat ndizeshin me të shtyra dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që i linin hapur ato telefonat për të mos u përgjigjur, me atë telin varur. Nuk po flas për qendrat shëndetësore, katastrofë!”

Më pas foli me shifra sa i takon gjendjes aktuale.

“Sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore, të bëra nga e para që u shërbejnë 1.6 milion qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetëshpëtuese, që të gjitha. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140% më shumë se sa deri dje. Infermierë me 112% më shumë se sa deri dje, paguhen 120 milion euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë million njerëz në vit për shëndetin, me analiza falas. Kryejmë  60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë. Janë kryer 16 milion e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalës së fundit dhe të gjitha janë falas!”

Rama njoftoi se gjatë mandatit tjetër (i bindur për fitoren), do të ndërtohen 2 spitale moderne me mbështetjen e ekselencave botërore në këtë fushë.

“Ka plot akoma, por po ndalem këtu duke thënë se QSUT ka nisur bashkëpunimin dhe do të njehsohet me qendrën Sheba në Izrael2 spitale ultra-moderne do të ndërtojmë gjatë mandatit të 4-ërt, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. 2 eskelenca botërore që do na sigurojnë që të mos çojmë asnjë më jashtë për asnjë operacion të komplikuar, por jo vetëm kaq, do vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Jo o burra të ikim në Turqi, Itali…Por në Shqipëri! Më e mira është përpara, prandaj dhe qentë duhet të lehin shumë fort deri më 11 Maj, por ama karvani do shkojë aq përpara sa Shqipëria 2030 do jetë anëtare krenare e Bashkimit Evropian”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights