FB IMG 1770468436299 696x464

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.

Spiropali theksoi se “Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.”

“Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete”, nënvizoi Ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights