Papa francesku elisa spiropali 675x450

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit sot në një audiencë të veçantë në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë detaje nga momentet e audiencës me Papa Françeskun, duke vlerësuar rolin e Atit të Shenjtë në promovimin e vlerave të humanizmit, por edhe për dashurinë e tij për vendin tonë..

Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights