if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Elisa spiropali lule 1024x579

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka publikuar këtë të hënë një videomesazh me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se Kuvendi do marrë angazhimin për të investuar në një program të ri It-jepër nxënësit që kanë probleme të shikimit.

“Të gjitha porogramet në institucionet tona duhet të jenë të përshtatshme edhe për personat me probleme të shikimit. Unë marr angazhimin që Kuvendi i Shqipërisë së pari të investojë në një program të ri IT-je. Pashë që fëmijët ishin shumë të vëmendshëm dhe në gjuhë të huaja dhe në teknologji. Uroj shumë që ne të jemi në lartësinë e kësaj detyre. Kuvendi ka kaluar një ligj vitin e kaluar që I kthen institute të tilla në qendra burimore, por është me rëndësi që ne të miratojmë edhe ligje të tjera, të nxisim nisma të tjera ligjore për programe arsimore, në mënyrë që të zbatojmë standardet më të mira të kujdesit për fëmijët me nevoja të veçanta. Po ashtu grupi Miqtë e fëmijëve në Kuvend od bëjë maksimumin që ne t’u qëndrojmë pranë dhe të nxisim nisma ligjore në të mirë të këtyre fëmijëve.”, tha Spiropali.

Në këtë vizitë, Spiropali u prit nga drejtori i shkollës, Emiliano Lule. Gjatë bisedës me të, kryeparlamentarja përgëzoi fëmijët dhe mësuesit për nisjen e mësimit, ndërsa theksoi se i vjen mirë kur sheh ndryshimet dhe zhvillimet që janë bërë në këtë institut.

“Gjej rastin t’iu uroj të gjithë fëmijëve që sot fillojnë shkollën, një vit sa më të mbarë shkollor dhe uroj po ashtu prindërit dhe jam e sigurt që kanë po të njëjtët emocione si fëmijët që përpiqen aq shumë për edukimin e fëmijëve të tyre dhe kanë një prioritet absolut në familjet dhe jetët e tyre. Përgëzoj edukatorët, mësuesit, ata që iu qëndrojnë pranë fëmijëve sepse kanë një mision të jashtëzakonshëm jo vetëm të dijes por edhe të edukimit, ndërgjegjësimit, edhe të qëndrimit pranë ndaj fëmijëve që shkollën besoj unë si të gjithë ata që përpara tyre kanë kaluar në këtë vështirësi, sidomos në këtë institut të fëmijëve që nuk shikojnë, nga ku ne kemi ardhur sot për të uruar të gjithë, këtë vështirësi që duhet ta kalojnë përmes investimeve më të mira, përmes punës, përmes programeve të reja dhe gjej rastin që nga ky institut i fëmijëve që nuk shikojnë, të uroj të gjithë dhe mbi të gjitha këta fëmijë që përballen në këtë fazë të parë të jetës me vështirësi të shtuara dhe pamundësi.

Më erdhi shumë mirë që shoh që në këtë institut ka patur investime të reja, ka patur përkujdes dhe pata rastin të shoh edhe programin e regjistrimit të zërit në studion e institutit ku fëmijë të gjimnazeve, apo edhe njerëz të kulturës dhe artit të japin zërin e tyre duke lexuar libra që fëmijët të kenë mundësi të dëgjojnë dhe mësojnë përmes dëgjimit, pasi zëri shkon aty ku syri nuk mundet siç e thoni ju. Pata rastin të shikoj investimet që janë bërë për Kodin Braille që është kodi zyrtar i mënyrës si fëmijët që nuk shohin, lexojnë. I takova fëmijët dhe shoh që këtu përkujdesja edhe gjatë ditës dhe jo vetëm në orët e mësimit sepse ky është një institut që funksionon 24 orë, ku fëmijë nga gjithë Shqipëria edhe jetojnë së bashku.”, tha kryeparlamentarja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights