640 0 1732741622x640 0 hajdar copja 1722622999 312

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar me sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Pas konfiskimit të 10 milionë eurove në kriptovaluta, tokave, vilave dhe bizneseve të tyre në Tiranë, Vlorë, Kavajë dhe Elbasan, një tjetër pronë luksoze në qytetin e tyre të lindjes ka kaluar në administrimin e autoriteteve.

Sipas hetimeve, pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, e cila përdorej nga familjarët e vëllezërve Çopja. Prona përfshin një tarracë të hapur, një kat nëntokë të përshtatur si palestër, oborr të gjelbëruar, verandë dhe një ndërtesë njëkatëshe të shndërruar në zyrë.

Brenda vilës, kati i parë ka një garazh të mbyllur, dhomë pritjeje, kuzhinë dhe një dhomë gjumi, të gjitha të mobiluara në mënyrë luksoze. Kati i dytë përmban dy dhoma gjumi, secila me garderobë të veçuar dhe të mobiluara plotësisht.

Vëllezërit Çopja janë ndër figurat më të kërkuara në lidhje me të paktën gjashtë vrasje të ndodhura në Elbasan, përfshirë masakrën e Bradasheshit, ku u ekzekutuan tre persona. Hetimet ndaj tyre vijojnë, ndërsa SPAK synon të godasë burimet financiare të grupeve kriminale duke sekuestruar pasuritë e tyre të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights