Gjykata e Posaçme liroi vetëm 1 nga 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së kanabis sativa si grup i strukturuar kriminal. Skënder Velja, 73 vjeç, kryeplak i fshatit Bruz Zall, edhe pse ishte kreu i njërit prej dy grupeve të goditur nga SPAK që kultivuan drogën në fshatra të Krujës, mund të përfitoj masë më të butë, atë të “arrestit në shtëpi”, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës.
Gjykata e Posaçme cakton masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg.
Ndërsa për 73 vjeçarin Skënder Velja u caktua arrest në shtëpi për shkak të moshës. Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim.
Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës. Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje.
13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.
ne nje bisede qe zhvillohet mes personit nen hetim bujar sefes dhe xhemal zogut evidentohet kujdesi qe personat duhet te kene per bimet narkotike dhe kujdesi ne komuunikim
A-Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afër bimëve ta di, mos t’merren me rob tu fol kot.
B- Po unë të bëj mesazh në telefon a naj gjo?
A- Po ca mesazh o burr po ke radion, se citu jam ke karburanti Ram Vulgës. Ti veç mjep, shef bimët e veç m’jep ok, a i kanë pre a si kanë pre, çita du prej teje.
B- Në rregull janë o Bujar, thjesht janë në rregull.
hetimi ka provuar se personat nene hetim pjese e dy gruoeve kriminale jane perfshire ne aktivitetin kriminal te kultivimit te bimeve narkotike me qellim hedhjen ne treg me pas te saj duke filluar nga viti 2020 e ne vijim
kultivimi i bimeve narkotike eshte kruer ne njesine administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.