Jonaid myzyri 1024x570

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim

Nga paraqitja e tij e fundit në SPAK, Myzyri u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e posaçëm. Sakaq, në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i KPP nuk dha asnjë koment për gazetarët.

Ende nuk dihet për cilin rast dyshohet që Myzyri të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Myzyri, pritet të paraqitet ditën e hënë në SPAK nën shoqërinë e një avokati për të dhënë shpjegime, në cilësinë e personit të pandehur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights