Hhhhhhhhhhhh sd

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK.

Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte.

Raportohet se Ismaili po hetohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: Neni 293/a (paragrafi i dytë) –

Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.

Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal.

Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“-thuhet në njoftim.

Agim Ismaili u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 dhe doli pas gati 1 orë e gjysmë, pa dhënë koment për mediat.

Ai është pyetur nga prokurorët për hakerimin e kompjuterëve të SPAK në muajin mars.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights