Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 14.10.2024, ka përcjellë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve:
Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec;
Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec;
Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec;
duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.