Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar këtë të martë, dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Raportohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse kjo masë dënimi do të jepej nga gjykata në rast shpalljeje fajësie, dënimi i kërkuar ulet në 1 vit.
Sjellim ndërmend se kryebashkiakja Bufi është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, lidhur me zgjedhjet e vitit 2023.
Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.
Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.
