if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Spak 8 1024x576

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë pretencën për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.

Për Behar Bajrin u kërkuan 15 vite heqje lirie. Për Pëllumb Gjokën, është kërkuar që të dënohet me 14 vite burgim. Për Edmond Prekën u kërkuan 11 vite, Astmer Bilalin 10 vite, Ardit Hasanbegajn 9 vite, Oltion Bistrin 9 vite dhe për Xhevahir Litën 6 vite.

Për të gjithë të pandehurit, llogaritet edhe ulja e një të tretes së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çfarë ndodhi pak përpara se të jepej pretenca e SPAK

Në sallë ishin të pranishëm të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri.

Mes diskutimesh, u kërkua dhe ndërprerja e seancës së sotme, gjë që nuk u pranua nga GJKKO-ja.

Avokati: M’u dha koha e mjaftueshme për takimin me të pandehurin, por ai ka kërkuar të mos mbrohet prej meje, pa më dhënë arsye.

Edmond Preka: Unë nuk dua të përfaqësohem nga avokati, ai ka në dorë jetën time, ai s’ka lexuar as dosjen.

Avokati: Kërkoj vazhdimin e gjykimit të çështjes ose të kërkojmë ndarje të çështjes, pasi nuk mund të penalizohet klienti im duke iu pezulluar afati i paraburgimit.

Avokati Brahimllari: Lidhur me vendimet e të pandehurit Edmond Preka, ligji parashikon një mbrojtje efektive, në kushtet kur mbrojtësi i zgjedhur prej tij mungon dhe ka paraqitur një raport mjekësor…

Gjykata: Nuk keni pse ju të flisni për të pandehurit tjerë, ju lutem mbroni klientin tuaj.

Avokati Brahimllari: Kërkoj që seanca e sotme të ndërpritet për shkak të raportit mjekësor. Flas në emër të vijueshmërisë së seancës pasi preket edhe e drejta e klientit tim

Avokati Rumano: Duke marrë parasysh se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në situata më kritike se ne dhe ka vijuar të jetë prezent në seanca, por ajo çfarë unë shoh nga gjykata është përshpejtimi i seancës, duke mos lejuar mbrojtjen efektive. Me gjithë respektin për kolegët, nuk munden avokatët kryesisht të përfaqësojnë të pandehurit, Gjykata e përdor si efekt procedurial pa marrë parasysh efektivitetin e mbrojtjes, situatë e cila mund të sjellë rigjykim.

Avokati Brahimllari: Dua të di nëse prokuroria ka paraqitur konkluzionet e 26 prill 2024, apo qëndrimi që ka mbajtur më 1 tetor 2024? Mbi çfarë baze autoritete ligjore franceze e kanë kryer këtë porosi?

Prokuroria: Do të lexoj vetëm dispozitivin dhe do ua paraqesim avokatëve një kopje.

Sakaq, përgjatë leximit të fakteve të nxjerrja nga hetimi, prej Prokurorisë së Posaçme, avokati Brahimllari u shpreh se “Ajo çfarë po lexohet është e njëjta, gërmë për gërmë me dosjen që kanë paraqitur për gjykimin e këtij procesi”.

Akuzat

SPAK akuzon biznesmenin Pëllumb Gjoka, se në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën, kanë kryer vrasjen e Gjin Boriçit dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, që u jepte informacione. Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights