Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një fraksion të dosjes “5D” duke kërkuar në total 39 vite burg për të pandehurit, mes tyre edhe ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.
SPAK kërkoi 11 vite heqje lirie, Redi Mollën, 9 vite burg për Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushën.
Ndërkohë 7 vite burg u kërkua për Nestor Muhametllarin, nga 3 vjet për Enton Punavijën dhe Julian Zanajn dhe 2 vite për Albano Jankun.
Dosja 5D është ndër dosjet e ndjekura nga GJKKO, me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre në administratën publike.
Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të dyshuar për afera financiare dhe tenderë të dyshimtë.
Zyrtarët e lartpërmendur u morën të pandehur në kuadër të dosjes që njihet për publikun si dosja “5D Konstruksion”.
Ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se, duke drejtuar në hije kompaninë “5D Konstruksion”, kishin marrë disa tendera në shkelje të ligjit.
