Familjarët e Ervis Martinajt i janë drejtuar
Gjykatës së Lartë se pasuritë i kanë me burime të ligjshme .Ata kërkuan
zhbllokimin e pasurive të sekuestruara
më herët me urdhër të SPAK.
Pasuritë i
kemi me burime të ligjshme ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara
më herët me urdhër të SPAK.
Çështja do
të shqyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.
Gjykata e Posaçme vendosi në muajin shkurt sekuestro mbi 34 pasuri të Ervis
Martinajt dhe familjarëve të tij. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se
këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj,
i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh. Pasuritë që gjykata
ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe
llogari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.
Kujtojmë se Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022,
pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe
porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të
strukturuar kriminal