Ilir meta me inteligjence artificiale per opinion 1024x594

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për të pandehurit.

Sot, më 29 korrik, SPAK duhej t’ia komunikonte këtë ish-presidentit Ilir Meta. Por avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kërkuar shtyrje deri të hënën pasi është me pushime.

Kësisoj mbyllja e hetimeve pritet t’i komunikohet Metës të hënën e 4 gushtit. Ndërkohë po sot në orën 12:00 akuzat do u komunikohen ish-bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatmira Kryemadhi.

Një ditë më parë, SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka konsumuar elementë të veprave penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights