Jonaid myzyri 1024x561

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, u paraqit sot më 30 qershor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Myzyri pritet të njihet me akuzën pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Deri më tani, prokuroria nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Myzyri është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK dhe sa herë ka dalë nga aty ka “kyçur” gojën për gazetarët duke mos zbuluar se për çfarë çështje është thirrur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights