if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 811

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë një avokat dhe një kliente të tij për ndikim të paligjshëm tek funksionarët e sistemit të drejtësisë.

Bardhi Koçi akuzohet për dy vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, ndërsa Pranvera Meshi vetëm për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet, kanë rezultuar tre episode të Koçit që është munduar të ndikojë në vendimet e gjykatësve.

Rasti me Pranvera Meshin ka ndodhur në kohën që ai ka qenë i punësuar me detyrë edhe si Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Sipas SPAK ai i ka kërkuar Meshit 1 mijë e 500 euro që të ndikonte në vendimmarrjen e gjyqtarit i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj. Na këto para, ai arriti të merrte 1 mijë euro.

Rasti i dytë ka pasur si qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj një gruaje, e arrestuar për drejtim të parregullt të makinës. Avokati Koçi ka kërkuar 1 mijë e 300 euro për të ndikuar tek dy funksionarë të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa në rastin e tretë, SPAK thotë se avokati ka marrë para nga një qytetar që të ndikonte tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore.

“Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G, i dyshuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal”, njoftoi SPAK.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka dokumentuar edhe dy raste të tjera të kryera nga Koçi, por po vijon hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights