Image 107

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zhvilluar sot, më 11 korrik 2025, një aksion në Shkodër, nga ku u lëshuan 13 urdhër arreste.

Bëjnë me dije se tetë persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në mes të arrestuarve ka dhe zyrtarë policie, teksa janë shtruar akuzat edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Ky aksion, ka nisur që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Në kërkim është shpallur dhe një ish-zyrtar policie, shtetasi E.D.

Goditja e grupit kriminal ka ardhur as zbërthimit të komunikimeve të SkyECC, raporton gazetarja Daci.

Pritet që SPAK të japë një njoftim për shtyp në lidhje me këtë çështje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights