if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 722 1024x576

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit, më konkretisht në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 11 masa sigurie.

Kryesisht bëhet fjalë për akuza të grupit kriminal dhe të trafikut ndërkombëtar të drogës. Aksioni i SPAK nisi në orët e para të mëngjesit.

Burimet për gazetarët bënë me dije se emrat e të dyshuarve kanë dalë nga përgjimet në aplikacionin Sky ECC. Aty janë zbuluar biseda ku dyshohet se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar të lëndëve ndarkotike.

Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër prej të dyshuarve të grupit u janë komunikuar masat në burg, pasi gjenden të arrestuar për dosje të tjera me drejtësinë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa katër anëtarë të grupit kriminal vijojnë të jenë në kërkim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights