if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
 640 0 1734946217x640 0 fgjfgjfhjfhjf 1734783645 150

Opozita ka kërkuar tre orë leje për vijimin e mosbindjes civile, e cila synon të bllokojë disa akse dhe nyje kryesore në kryeqytet. Partia Demokratike njoftoi policinë se do të protestojë nga ora 17:00 deri në orën 20:00, por blutë kanë refuzuar lejen për bllokimin e kryqëzimeve kryesore të Tiranës.

Nëpërmjet një reagimi publik, policia ka theksuar se bllokimi i rrugëve konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në tre vite heqje lirie, por gjithsesi ka garantuar të drejtën e tubimit pa cënuar lëvizshmërinë e qytetarëve.

Siç ndodhi më 26 Nëntor, opozita synon sërish të bllokojë disa akse dhe nyje kryesore rrugore në Tiranë, si unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura pranë xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe segmentin nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Ndërkohë, për të garantuar lëvizjen e lirë të mjeteve, policia ka marrë një sërë masash për devijimin e trafikut në akse të tjera.

Gjatë protestës së fundit që u mbajt rreth një muaj më parë, policia procedoi penalisht 64 persona, përfshirë edhe 15 deputetë të opozitës.

4o mini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights