Zyrtarë dhe ndërtues që kanë lidhje me pronat, janë vënë në shënjestër prej dy vitesh duke u sulmuar me zjarr, eksploziv dhe sende të forta në Sarandë.

Janë të paktën 8 ngjarje duke filluar nga shkurti i vitit 2021 ku objekt kanë qenë zyrtare të ASHK, IMT, noterë, por dhe ndërtues.

Kështu në 9 shkurt 2021 dhe në 29 qershor 2022 është sulmuar dy here me tritol hoteli në pronësi të ish-Drejtorit të Aluiznit Sarandë, Mariel Murati.

Në 7 maj 2021 është djegur me zjarr automjeti i Martin Arapi, ish-inspektor i IMT Sarandë, aktualisht person në kërkim për “shpërdorim detyre”.

Në fillim të vitit 2022 është sulmuar me sende të forta automjeti i Agron Tepelenës, ish-zyrtar i IKMT, por edhe i përfshirë në një dosje aktualisht nën hetim nga Prokuroria ku ky i fundit është në rolin e kallëzuesit.

Në 6 qershor 2022 është djegur me zjarr zyra noteriale e Aleko Anagnostit, aktualisht në “arrest shtëpie” për “shpërdorim detyre” lidhur me një dosje tjetërsimi trojesh në Sarandë.

Në 3 gusht 2022 është dëmtuar me sende te forta dhe është lyer me sprajt automjeti në pronësi të Laert Pasha, ish-zyrtar i ASHK, aktualisht në burg për “korrupsion pasiv” për një dosje të hetuar nga SPAK.

Në 5 tetor 2022 u sulmua me zjarr automjet në pronësi të Edmond Dukes, ish-zyrtar i IMT Sarandë dhe pronar mjetesh ndërtimi.

Ndërkohë rasti i fundit i takon ngjarjes se 5 dhjetorit 2022 ku i’u vendos tritol objektit të ndërtuesit Lefter Lefteri i cili është i kallëzuar për një pallat në ndërtim në lagjen nr.1.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights