Sot heshtje
zgjedhore! Pas 1 muaji fushatë, e përmbyllur një mbrëmje më parë, e shtuna
shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj
në 61 bashkitë e vendit.Të dielën, votuesit shqiptarë do t’i drejtohen kutive
të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe
përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë.
Të dielën e
14 majit, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit, ku do të zgjedhin
drejtuesit e tyre në 61 bashkitë e vendit, si dhe përfaqësuesit në këshillin
bashkiak.
Në këto
zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa
122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të
hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.
Rreth 140
kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të
vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin
përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.
Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas
katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj
periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës.
Pothuajse në
të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve,
ndërsa në vetëm 3 bashki të vendit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka
implementuar votimin Elektronik. Këto zgjedhje në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të
votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë
brenda 10 minutave.