B1384912 6db8 4041 9fd1 c5c5275190a2 770x432

Në përkujtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane sot u zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti Bajram Begam, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, personalitete të shquar si dhe shumë qytetarë.

Më herët gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Veliaj uroi përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar. “Lavdi dëshmorëve të atdheut! Gëzuar 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights