Capture 35 730x440

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë.

Kuqezinjtë i dhanë dje, dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë historike, një takim që për Silvinjon do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për të marrë 3 pikët, por edhe për një lojë të bukur.

Policia ka nisur marrjen e masave, për të garantuar sigurinë në përballjen delikate. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, dolën në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë. Si trajneri, po ashtu dhe kapiteni, thanë se në fushë do të futen për të marrë 3 pikët.

Silvinjo u shpreh se lojtarët janë stërvitur për këtë sfidë dhe e kanë studiuar kundërshtarin. Tekniku theksoi se e ka në mendje formacionin që do të dalë në fushë nga minuta e parë, megjithatë do ta bëjë të ditur nesër para ndeshjes.

“Ata janë ekip i fortë, këtë e dimë. Janë një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj se nesër do të shikojmë një ndeshje shumë të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar. Dëgjova edhe trajnerin e kundërshtarit, që gjithashtu përgatit ndeshjen për ta fituar. Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe do presim si do shkojë, por futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.

Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje me lojtarët, por që nesër do t’ju bëj me dije formacionin. Kemi dhe një stërvitje të fundit sot. E kam pak a shumë më mendje 11-shen që do startojë nesër, por të shohim si do vendosim”, tha mes të tjerash Sylvinho 

Po ashtu edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku serb, vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Sipas tij, Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë.

“Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights