Kryeministri Edi Rama ne samitin BE Ballkanin perendimor ne Tirane 6 e1760354578893 696x433

Revista e përjavshme italiane  “L’Espresso” ka bër një sondazh lidhur me besueshmërinë e qytetarëve italianë  ndaj lidërve botërorë, të zhvilluar nga “YouTrend”.

Më poshtë është vlerësimi i kryer nga sondazhi:  

Për sa i përket besimit neto, kryeministri i Spanjës është lideri më i vlerësuar. Presidentët e Turqisë dhe Rusisë mbyllin renditjen. Ndërkohë presidentët Trump dhe Xi Jinping marrin rezultate shumë të ulëta.

Qëndrimi i qeverisë spanjolle ndaj Shteteve të Bashkuara, politikat progresiste për punën dhe emigracionin, si edhe refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump., ka rritur vlerën e kryeministrit spanjoll Pedro Sanches, tregon sondazhi .

Gjithashtu, pas paralajmërimeve të tjera nga Uashingtoni për çështjen e bazave ushtarake në Andaluzi, dënimi i fortë i operacionit ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit [shtzç tregues tjetër. Të gjitha këto e bëjnë kryeministrin spanjoll  Sanchez  liderin ndërkombëtar që gëzon më shumë besim mes votuesve italianë.

“Ai është flamurtari i progresistëve evropianë”, thotë Giovanni Diamant nga  institutit  analizave ”Youtrend”. Në një sondazh të përgatitur paraprakisht për revistën *L’Espresso*, instituti ka analizuar nivelin e njohjes dhe popullaritetin e liderëve ndërkombëtarë në Itali.

Në këto ditë, slogani “ jo luftës” I kryeministrit  spanjolle është bërë edhe në Itali parullë e atyre që kundërshtojnë iniciativat ushtarake në Lindjen e Mesme.

Hezitimi i tij i hapur ndaj Shtëpisë së Bardhë, e cila shihet gjithnjë e më pak si një aleat i besueshëm, e ka  bërë Sanchez zëdhënësin evropian të anti-Trumpizmit, duke përqendruar tek Madridi pritshmëritë e atyre që, edhe pse dënojnë regjimin e ajatollahut Ali Khamenei, e konsiderojnë ofensivën e Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu një shkelje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare.

Sa i përket besimit neto,  i llogaritur mbi bazën e të anketuarve që e njohin liderin dhe shprehin një opinion për të, kryeministri spanjoll  Sanchez kryeson qartë, duke marrë 51% të vlerësimeve pozitive.

Pas tij vjen kancelari gjerman Friedrich Merz I cili vlerçsohet me 35%  të besueshmërisë, ndërsa me përqindje të ngjashme  34% renditen presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Një tjetër barazim është mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky  të dy të vlerësuar  me 29% të besueshmërisë.

Në fund të renditjes së përgatitur nga “Youtrend ndodhen liderët e tre fuqive të mëdha botërore: Donald Trump me 14% besueshmri, Xi Jinping  me 12%, dhe Vladimir Putin me 10%, ndërsa në vendin e fundit renditet presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili vlerësohet me vetëm 8%  të besueshmërisë.

Grafiku që tregon përqindjen e popullsisë që i njeh liderët ndërkombëtarë paraqet dinamika të tjera nga ato të besueshmërisë. Dy vendet e para i mbajnë presidenti Putin (91%) dhe presidenti Trump (90%), përfaqësues të dy fuqive mes të cilave Evropa ndodhet në një marrëdhënie të ndërlikuar dhe njëkohësisht liderë të vendeve që ndikojnë më shumë në zhvillimet e skenës ndërkombëtare.

Pas tyre vijnë presidenti Macron(79%) dhe ai ukrainas Zelensky (78%), ky i fundit protagonist i luftës që Ukraina po përjeton prej katër vitesh pas agresionit rus.

Në anën tjetër të grafikut, mes figurave më pak të njohura, bie në sy vendi i katërt nga fundi i  kryeminsitrit  Donald Tusk (27%), pavarësisht se politikani polak ka mbajtur poste të rëndësishme në institucionet evropiane, si president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri në 2019 dhe president i Partisë Popullore Evropiane deri në vitin 2022.

Ndërsa lideri më pak i njohur nga italianët në këtë analizë është kryeministri suedez Ulf Kristersson, vetëm 12% e të anketuarve thonë se e njohin atë.

“Sondazhi tregon gjithashtu se, në përgjithësi, liderët ndërkombëtarë gëzojnë një konsensus të kufizuar në opinionin publik italian.

Në veçanti, figurat me nivel shumë të lartë njohjeje, si Trump dhe Putin, janë shumë polarizuese: niveli i lartë i njohjes shoqërohet me indekse shumë të ulëta miratimi, çka tregon më shumë një perceptim negativ të fortë sesa një ndarje të thjeshtë të elektoratit”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights