Dorëheqje surprizë për kryeministren skoceze, njëkohësisht lidere e partisë pro pavarësisë, SNP, Nicola Sturgeon

Pritet që ajo të japë edhe një konferencë shtypi në Edimburg.

Sipas një burimi pranë saj, cituar nga BBC, Sturgeon është thjesht e lodhur dhe nuk mund ta durojë më shumë përgjegjësinë politike që ka mbajtur prej disa kohësh.

Në detyrë që nga viti 2014, kur mori detyrën nga lideri historik pro pavarësisë, Alex Salmond pas humbjes në referendum për shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe, ajo mbeti e pasfiduar në krye të nacionalistëve të SNP-së gati një dekadë.

Dalja e saj nga skena, megjithatë, është pjesë e një ndryshimi të gardës më të gjerë brenda partisë, tashmë të shënuar kohët e fundit nga dorëheqja dhe zëvendësimi i Ian Blackford si udhëheqës i grupit në Dhomën e Komuneve.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights