Pasi ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici i cili u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki, edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi.
Në argumetet e parashtruara Alma Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje. Po ashtu në ankim thuhet se ajo ka një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71-vjeçare.
Një tjeter agrument në ankim ka të bëjë më kualifikimin e veprës penale. Sipas mbrojtjes ligjore nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim.
Kujtojmë që në seancën gjyqësore të mbajtur disa ditë më parë, Alma Kaçi pretendoi se ishte viktimë.
“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta filmoja”, ka thënë Kaçi në gjykatë.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, ndërsa ndodhet në burg nën akuzën për korrupsion pasiv.
GJKKO e la në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit më 26 qershor, ndërsa ai u shfaq në gjykatë bashkë me 40-vjeçaren Alma Kaçi, me të cilën kreu edhe marrëdhënien intime në zyrën e bashkisë.
Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.
SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
https://www.facebook.com/blueledED/