if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Youtube klan thumbnails 95 1024x576

Pas audimeve të djeshme, kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku sqaron se nuk ka pasur asnjë debat me kryeministrin Edi Rama për shkarkimin e administratorëve.

Dule thekson se kjo nismë e qeverisë i shërben ripërtëritjes së administratës, për rritjen e cilësinë dhe sasisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Kush e ndjen veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol”, shkruan ai, duke njoftuar kështu se do të ketë emërime të reja në këtë institucion.

Megjithatë, nuk lë pa lavdëruar punën e bërë nga stafi, deri më tani.

“Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bërë ndriçim publik në 100% të territorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-Albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj. Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton.

Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj”, shkruan kryebashkiaku i Konispolit.

Ai thekson se nëse “administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit, s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë.”

“Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos ngurroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nismë të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve”, përfundon Dule.

Kujtojmë se të martën, 15 korrik, u raportua për një debat mes kreut të qeverisë dhe kryebashkiakut Dule, me pretendimin se ky i fundit ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Ramës.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights