if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Situata e zjarreve 1024x576

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarrëve në vendin tonë për 24 orët e fundit,

Në këto 24 orë, janë raportuar 37 raste zjarri, nga të cilat katër prej tyre janë ende aktive. Sakaq, dy vatra të tjera, janë ende në monitorim.

Vatrat e zjarrit u evidentuan në bashkitë: Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cerrik, Belsh, Roskovec, Lushnje, Skrapar, Poliçan, Përmet e Memaliaj.

Sakaq, vatrat aktive ndodhen në zonat “Livadhi i Peladhisë” dhe “Liqeni i Luleve” në Dibër, në fshatin Zambish të Tiranës, si dhe në Rrostej të Rrogozhinës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:
• Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat zjarrfikëse me 8 efektivë nga MZSH Bulqizë, 4 forca të Shërbimit Pyjor dhe 6 forca vullnetare.
• Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij. Në terren ndodhen 6 efektivë të MZSH Dibër , 6 efektivë të AdZM nga Librazhdi dhe Elbasani, 4 forca bashkiake, 11 forca vullnetaredhe 30 efektivë nga Forcat e Armatosura.
• Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushqe. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë, të cilët punuan për tij deri në orët e vona por pa mundur ta shuajnë plotësisht. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektivë. Vatra e zjarrit është nën kontroll.
• Në fshatin Rrostej, njësia administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 9 efektivë, të cilët punuan deri në orët e vona, por pa mundur ta shuajnë plotësisht edhe për shkak të terrenit të vështirë. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektive. Vatra e zjarrit është nën kontroll
“, njofton ministria.

Në monitorim po mbahen, ajo në fshatin Piskovë të Gjirokastrës, ku janë përfshirë nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave, si dhe në zonën”Sotiran” të Vlorës.

Në monitorim:
• Qarku Gjirokastër. Në fshatin Piskovë, njësia Qendër Piskovë, bashkia Përmet, ku zjarri ka rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave. Ditën e sotme është vetëm një vatër e vogël në qëndër të vendgrumbullimit, e cila digjet në brendësi dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme.
• Qarku Vlorë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe. Ditën e sotme siuata në Sotiran po monitorohet pasi ka prani të tymit
“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Për shuarjen e flakëve, janë angazhuar 65 automjete zjarrfikëse, 547 forca, por gjithashtu kishte dhe pjesëmarrje të Forcave të Armatosura.

Pritet që në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, niveli i rrezikut të jetë i lartë, ndërsa në Shkodër, Kukës dhe Dibër, niveli i ulët. Në nivel të moderuar, pritet të jenë qarqet Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve
“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights