if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
406c1805 2b4b 46d9 9e4f 25ba5246750f

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë ekstreme në të gjithë vendin dhe rajonin, rreziku nga zjarret mbetet i lartë, veçanërisht në zonat pyjore dhe periferike. Qyteti i Kavajës, i konsideruar si një nga pikat e nxehta në hartën e rrezikut, është përballur ditët e fundit me disa vatra zjarri të rrezikshme.

Për të mësuar më shumë mbi situatën dhe menaxhimin e saj, intervistuam shefin e zjarrfikësve të Kavajës, z. Igli Merhori, i cili na informoi mbi sfidat dhe masat e marra në këtë periudhë të ndjeshme.

“Ndërhyjmë me shpejtësi, por logjistika është e kufizuar” Z. Merhori bëri të ditur se, pavarësisht ndërhyrjeve në kohë të ekipeve zjarrfikëse, situata mbetet e vështirë dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme.

“Në disa raste kemi ndërhyrë në vatra që kanë rrezikuar jo vetëm zonat pyjore, por edhe banesa të afërta. Stafi është i përgatitur dhe me përvojë, por nuk mund të mohojmë që mungesa e mjeteve logjistike e bën punën tonë më të vështirë,” – theksoi ai. Bashkëpunim me institucionet e tjera.

Në situatat më të vështira, rolin kryesor e luan bashkëpunimi me institucionet vendore dhe ato të sigurisë. Shefi i zjarrfikësve vlerësoi kontributin e Policisë, Bashkisë dhe ndihmën nga zjarrfikësit e qyteteve fqinje.

“Ka pasur raste kur kemi kërkuar përforcime nga Durrësi dhe Rrogozhina, dhe mbështetja nuk ka munguar. Ky bashkëpunim është vendimtar për të parandaluar përhapjen e flakëve,” – u shpreh Merhori. Thirrje qytetarëve: Kujdes maksimal dhe raportim i menjëhershëm

Në përfundim, z. Merhori pati edhe një apel të drejtpërdrejtë për qytetarët: “Ju lutem, shmangni ndezjen e çdo lloj zjarri, qoftë për pastrim terreni apo për nevoja bujqësore.

Në kushte të tilla, një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë tragjedi.

Nëse vëreni tym ose flakë, mos hezitoni të kontaktoni shërbimin zjarrfikës. Çdo minutë është vendimtare.” Kavaja, si shumë qytete të tjera në vend, po përballet me një verë të nxehtë dhe të rrezikshme.

Në këto kushte, ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve mbeten faktorët kryesorë për të shmangur pasojat fatale. Për çdo rast emergjent, qytetarët e Kavajës mund të kontaktojnë numrin e shërbimit zjarrfikës në: 128.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights