Simon yates 1024x577

Simon Yates është fitues i Giro D’italia 2025. Turneu, që për herë të parë zhvilloi tre etapat e para në Shqipëri, dhuroi spektakël deri në metrat e fundit. Britaniku vulosi fitoren e tij të dytë në një turne të madh.

Pasi morën bekimet nga Papa Leoni XIV në Vatikan, çiklistët zhvilluan garën mahnitëse rrugëve të Romës. Papa Leoni mori në këmbim një fanellë rozë, simbolin tradicional të kryesuesit të garës.

“Çiklizmi është shumë i rëndësishëm. Faleminderit për gjithçka që bëni. Shpresoj ta kujtoni gjithmonë rolin tuaj si shembull për të tjerët. Jeni gjithmonë të mirëpritur”, tha Papa Leoni XIV.

Etapa e Romës u fitua nga Olav Kooij, duke triumfuar në një finish sprinti.

Ndërkaq, Simon Yates bëhet çiklisti i parë, pas Alberto Contadorit në vitin 2015, që fiton garën e Italisë pa qenë pretendent në asnjë nga etapat.

Pasi përshkoi 3,300 km përmes Italisë, Shqipërisë dhe Sllovenisë, etapa e fundit ishte një udhëtim prej 143 km që nisi dhe mbaroi në Romë, duke përfshirë tetë xhiro me një distancë prej 9.5 kilometrash në Qytetin e Përjetshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights