1740817653 donaldtrump

Takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë u shndërrua në një përplasje të tensionuar, ku nuk munguan momentet e sikletshme dhe ironitë e hapura.

Që në momentin e parë të pritjes, Trump e priti Zelenskin me një koment thumbues mbi veshjen e tij, duke vënë në dukje stilin e zakonshëm të liderit ukrainas: “Qënke veshur zyrtarisht sot.” Kjo frazë u pa si një formë ironie, duke qenë se Zelenski zakonisht shfaqet me veshje ushtarake.

Në vijim të takimit në Zyrën Ovale, një gazetar e pyeti Presidentin ukrainas pse nuk vesh një kostum formal. Zelenski iu përgjigj me një ton sfidues se do ta bënte këtë vetëm pasi të mbaronte lufta dhe se kostumi i tij do të ishte më i lirë se ai i gazetarit.

Ndërkohë, gjatë bisedës, një rol aktiv pati JD Vance, i cili ndërhynte vazhdimisht, duke artikuluar qëndrimet e Trump-it dhe duke e thelluar më tej përplasjen me Zelenskin. Kjo ndërhyrje u interpretua si pjesë e një strategjie për të shmangur një debat të drejtpërdrejt mes dy presidentëve para kamerave.

Megjithatë, pas dyerve të mbyllura, tensionet mes Trump dhe Zelenskit arritën kulmin. Sipas burimeve, debati u bë më i ashpër dhe përfundoi me një lëvizje të papritur nga Trump, i cili urdhëroi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të njoftonte Zelenskin dhe delegacionin ukrainas për largimin e tyre nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi, i cili pritej të sillte qartësi mbi raportet mes SHBA-së dhe Ukrainës, përfundoi me tensione dhe shenja të thella për një marrëdhënie të vështirë mes dy liderëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights