0 6 1

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo.

Lajmin për ndarjen nga jeta e regjisorit Bungo, e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Regjisori Leka Bungo, do të përcillet për në banesën e fundit, do të prehet në varrezat e Sharrës.

Kritikat për teatrin

Në pikën e tij më kritike. Kështu e përkufizoi Leka Bungo jetën teatrore në Shqipëri. Regjisori, skenaristi dhe aktori i plejadës së artë të artistëve, nuk u përpoq ta krahasonte atë me skenat e huaja.

Duke i numëruar me gishtat e njërës dorë shfaqjet vërtet të arrira, si “Djemtë gazmorë”, interpretuar nga Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti të vitit 2014, Bungo e pa të palogjikshmen edhe në emërtesa, siç në rastin Teatri Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahivogli.

Karriera shumëvjeçare në teatër dhe kinema, i lejoi Leka Bungos të bëjë propozimin e tij.

I vendosur përfundimisht në Tiranë pas vitesh të jetuara në Shtetet e Bashkuara, ku nuk u ndal së shkruari drama shqipe, Leka Bungo nuk gëzoi asnje gram optimizmi se veprat e tij do të marrin miratimin e Teatrit Kombëtar.

Kush ishte Leka Bungo?

Një regjisor, aktor dhe skenarist, i cili kontribuoi jashtë mase në artin shqiptar.

Lindi në Vlorë më 28 shkurt 1944. Bungo ndoqi shkollën e lartë për aktrim tek “Aleksandër Moisiu”, e më pas një kurs një vjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.

Bungo punoi si regjisor për një kohë në teatrin “Bylis”, në Fier. Ai shkroi skenarë si Pabesia dhe Pas fasadës, luajti në filma, përfshirë “Një djalë e një vajzë” dhe drejtoi shfaqje me tema kryesore ato shoqerore.

Përtej artit, Bungo u përfshi dhe në jetën mediatike, teksa pas viteve ’90, ai realizoi disa emisione televizive që përfshinin dhe tema politike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights