Image

Ish-presidenti Ilir Meta është tërhequr nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurimit. Shkak është bërë shtyrja e seancës ditën e djeshme, duke mos marrë një vendim nëse çështja kalon ose jo për gjykim.

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë u shty për më 12 mars. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos.

Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights