ELBASAN– Seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit, nërsa ish-ministri ka paraqitur kërkesën për liri.

Ai kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit

Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi 2 muaj më parënjë kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights