Sali berisha dhe jamarber malltezi ceshtja partizani 1024x579

Seanca paraprake gjyqësore për dosjen “Partizani”, në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, edhe këtë herë nuk do të realizohet.

Seanca e sotme është shtyrë për në datën 18 Prill, në orën e 09:30.

Arsyeja e mos zhvillimit të seancës ishte mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi.

Herën e fundit seanca u shtye për shkak të mungesës së avokatit e të pandehurit Xhimi Begeja.

Kujtojmë se seanca ndodhet në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.

Për dosjen “Partizani” ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina vetëm për pastrim parash.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights